Ushtarët rusë kanë qëlluar edhe një depo nafte në qytetin Chernihiv të Ukrainës.
Oil depot in #Chernihiv on fire after being hit during shelling. pic.twitter.com/OEnSHTsv1q
— NEXTA (@nexta_tv) March 3, 2022
Nga informacionet që raporton “CNN”, Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Emergjencat ka njoftuar se depoja e naftës është goditur mëngjesin e kësaj të enjteje nga raketat ruse, gjatë një sulmi ajror.
Nga fotot e publikuara vërehet momenti kur depoja e naftës në Chernihiv është goditur nga raketat ruse dhe gjithçka është mbuluar nga shtëllunga tymi. Ndërkohë, zjarrfikësit dhe punonjësit e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.




