Mundësia e një “Lufte të Tretë” është përfolur shumë ditëve të fundit, kryesisht që pas pushtimit rus të Ukrainës. Ndërkohë, edhe Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur për këtë mundësi duke deklaruar se nëse kjo gjë do të ndodhte, do të ishte një luftë nukleare.
Lavrov i bëri këto komente gjatë një deklarate të dhënë për mediat, ku nuk la pa komentuar edhe deklaratat e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për sanksionet kundër Rusisë.
“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë, dhe për mendimin tim plane të tilla po bëhen,”, tha Lavrov.
