Në ditën e tetë të luftës, ushtria ukrainase ka bërë një bilanc lidhur me humbjet që i ka shkaktuar palës ruse në luftime.
Nga ajo që njofton Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Ukrainë, rreth 9000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur. Gjithashtu bilanci përfshin 217 tanke, 90 sisteme artilerie, 31 helikopterë dhe 30 avionë të shkatërruar.
Edhe Rusia dha dje detaje për herë të parë duke deklaruar një numër specifik mbi viktimat që kishte pësuar në Ukrainë. Pala ruse tha se vetëm 498 ushtarë të tyre kishin vdekur gjatë këtyre ditëve dhe gati 1600 ishin plagosur. Ndërkohë raportoi se 2870 ushtarë ukrainas ishin vrarë.

