Grupi Evropian i Rregullatorëve për Shërbimet e Medias Audiovizive (ERGA) në një deklaratë për shtyp, njofton sanksionet e reja ndaj mediave ruse të kontrolluara nga shteti.
Sanksionet e reja të ERGA-s vijnë pas miratimit të vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili ndryshoi Vendimin 2014/512/CFSP dhe vendosi masa të mëtejshme kufizuese kundër mediave propagandistike ruse.
Kryetari i ERGA Karim Ibourk, thekson se :“Këto sanksione të reja shërbejnë si jehonë për këtë krizë madhore me të cilën po përballet bota dhe Evropa. Pavarësisht nga konflikti aktual, është tejet e rëndësishme që lufta kundër manipulimit dhe dezinformimit, duke respektuar plotësisht mbrojtjen e lirisë së fjalës, mbetet një prioritet në debatin evropian, veçanërisht në kontekstin e rregulloreve të ardhshme, duke përfshirë Ligjin për Shërbimet Digjitale (DSA) dhe Ligjin Evropian për Lirinë e Medias (EMFA).
Anëtarët e ERGA (në të cilën bën pjesë dhe AMA) do të vazhdojnë më tej punën e tyre për dezinformimin, veçanërisht në lidhje me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë.
