Për shkak se vendi ynë siguron një pjesë të mirë të importit të drithrave të bukës, e kryesisht grurit nga Rusia, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur të blejnë miell në masë nga frika e mbarimit të rezervave në treg por edhe rritjes së çmimit, ndërkohë që janë vënë re jo pak abuzime nga furrat e bukës të cilët kanë nisur të rrisin çmimet pa arsye.
Kompanitë janë duke evidentuar tregje alternative të blerjes së drithërave të bukës, të cilat do të vendosen në funksion nëse ndërpritet furnizimi nga tregjet aktuale. Franca dhe Kanadaja janë tregjet potenciale që mund të zëvendësojnë Rusinë dhe Ukrainën sa i takon importit të drithërave.
Në rastet kur vendi ynë importon drithëra me çmime më të larta nga tregje të reja, mekanizmi që ka në dorë Ministria e Financave është që të zbusë ndikimin ekonomik tek konsumatorët, përmes politikave fiskale të veçanta.
Shanset që të ndërpriten kanalet e importit janë thuajse zero, megjithatë hallka e fundit që ndërhynja në Rezervat e Shtetit, që sigurojnë kapërcimin e situatave të jashtëzakonshme.
