Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në mes të Tiranës, SPAK zgjat hetimet edhe me 3 muaj

13:18 / March 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1640083551 arrestimiishministritlefterkokaspaknjoftimzyrtarteshpallurnekerkimbiznesmeniklodianzotodhestelagugalli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse Policia dhe Prokuroria prej shumë kohësh pretendojnë se e kanë zbardhur dhe dokumentuar plotësisht ekzekutimin mafioz të biznesmenit të njohur Behar Sofia, SPAK kërkon edhe tre muaj kohë për ta plotësuar dosjen, raporton Panorama. Me sa duket, hetimet nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi faktin se kujt iu desh “koka” e biznesmenit.

Ndonëse dosja duket se e ka të plotësuar numrin e personave që kanë marrë pjesë në aktin e vrasjes dhe të sigurimit të mjeteve për ta kryer këtë vrasje, që rezultoi të ishte e paguar, Prokuroria ende nuk është e bindur për gjetjen e të gjitha fakteve dhe provave që të çojnë te shkaqet kryesore të atij ekzekutimi që tronditi Tiranën në mes të ditës dhe në mes të pandemisë, ku çdo pëllëmbë e qytetit ishte nën mbikëqyrjen e Policisë, ndonëse autori i vrasjes iu iku afër me një biçikletë përmes bulevardit.

SHTYRJA

Hetimi për dosjen penale që bën fjalë për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, i ekzekutuar në 25 shkurt 2021, në qendër të Tiranës, kërkon kohë shtesë. Vendimi mësohet të jetë marrë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila e ka parë të nevojshme zgjatjen e afateve të hetimit edhe me 3 muaj të tjerë, për shkak të pritjes së disa përgjigjeve që janë të dobishme për këtë proces hetimor. Zgjatja e hetimit vjen në një kohë kur ngjarja e vrasjes së Behar Sofisë ka mbushur më shumë se 1 vit. Ndërsa 5 autorët e dyshuar të këtij krimi të rëndë shumë shpejt do të përballen me akuzat e ngritura nga Prokuroria. Jemin Sheraj, deri në këtë fazë të hetimit, thuhet të jetë njeriu që ka porositur vrasjen e Behar Sofisë, ndërsa hetimi ende nuk ka mundur të gjejë prova se kush është personi që ka financuar këtë vrasje.

Në dosje është i fiksuar fakti se kamerat e sigurisë tregojnë se gati dhjetë minuta pas takimit, rreth orës 08:38, Jemin Sheraj duket se i jep diçka të arrestuarit Skënder Vathi, i prezantuar si “Dajo”, që sipas përshkrimit të hetuesve, në dukje është një letër. Sheraj më pas largohet nga lokali, ndërsa Skënderi vijon të qëndrojë në ambientet e brendshme edhe disa minuta më pas. Nga të dhënat e deritanishme, prokuroria posedon kamerat e sigurisë dhe dëshminë e bashkëpunëtorit, Ernejt Shytit, që pranon se fotografinë e viktimës ia dha shoku i fëmijërisë, Xhuljano Visha. Ky i fundit ishte kontaktuar nga i afërmi i Vathit, Leonard Xhixha, një ish-i dënuar për vrasje me porosi të mbetur në tentativë dhe që, së bashku me tre të tjerët, mbahet në paraburgim për vrasjen me paramendim të biznesmenit Behar Sofia, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit kriminal./panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.