Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më pak bimë kanabisi të asgjësuara, por një rritje e fortë e fidanëve të kapur në fazë fillestare përgjatë sezonit të këtij viti. Të dhënat e Policisë së Shtetit, tregojnë rënie në bilancin e luftës kundër kultivimit të kanabisit, krahasuar periudhën 1 janar deri më 30 shtator të këtij viti, me 10 mujorin e vitit 2025.

Gjatë këtij viti, në janar-shtator, u asgjësuan 157,632 bimë narkotike, ndërsa në 10 mujorin e 2025-ës u asgjësuan 203,960 bimë, thënë ndryshe 46,328 bimë më pak, ose rreth 23%. Në vijim, duke qenë se sezoni është pothuajse drejt fundit, edhe shifrat finale për këtë vit nuk pritet të kenë diferencë shumë të madhe.

Ndryshimi më i madh shfaqet te fidanët e kanabisit, të kapura në fazë fillestare apo akoma të pa kultivuara. Gjatë vitit 2025 u evidentuan dhe asgjësuan 17,447 fidanë, ndërsa vetëm deri më 21 shtator 2026, shifra ka arritur në 131,544 fidanë. Kjo do të thotë mbi 114 mijë fidanë më shumë se viti e kaluar, një rritje prej rreth 654%. Shifra tregon një diferencë shumë të madhe në evidentimin dhe asgjësimin e kultivimit në fazat e hershme.

Shkodra mbetet sërish qarku me numrin më të lartë të bimëve të asgjësuara në të dyja periudhat. Një vit më parë në këtë qark u asgjësuan 105,591 bimë,

Ndërsa në vetëm 9 muaj të vitit 2026, shifra është ngjitur në 120 mijë e 222 bimë. Pra, Shkodra e rekordeve të kanabisit ka 14,631 bimë më shumë të asgjësuara në 2026, ose rreth 14% më shumë, ndonëse të dhënat e këtij viti akoma janë të paplota, sërish kalojnë 2025-ën. Thënë ndryshe, nga i gjithë totali i bimëve të asgjësuara, më shumë se tre e katërta u gjetën në Shkodër. E radhës është Tirana, e cila në fakt me 21,577 bimë, kryesisht të asgjësuara në malet e Krujës, për shkak të administrimit që e bënë Drejtoria e Policisë së kryeqytetit. Qarqet e tjera vijnë me radhë, por të papërfillshme në shifra, deri te Durrësi me vetëm 218 bimë.

Gjatë këtij viti, policia evidentoi 155 autorë të përfshirë në rastet e kultivimit në të gjithë vendin. Prej tyre, 114 u arrestuan, 13 u hetuan të lirë, ndërsa 28 të tjerë u shpallën në kërkim. Siç mund të kuptohet, më shumë se gjysma i përkasin Shkodrës, me 65 autorë, 49 të arrestuar, 4 në hetim të lirë dhe 12 në kërkim. Më pas vijnë qarqet e tjera, ndjekur nga Lezha dhe Tirana.

Strukturat e Policisë së Shtetit u angazhuan për verifikimin e 633 koordinatave të referuara nga Guardia di Finanza, e cila prej vitesh fluturon mbi qiellin shqiptar për të gjetur parcelat me kanabis, prej të cilave 408 koordinata rezultuan me bimë narkotike.

157 mije bime alpe asgjerohen problem Shkodra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.