Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush ishte viktima qe e ekzekutuan tek Liqeni

20:38 / March 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VRAP
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur ka kaluar një orë nga vrasja e 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi, të tjera detaje mësohen në lidhje me të. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për një ish-të përndjekur, i cili në kohën e regjimit komunist është dënuar dy herë.

Haxhi Baçintozi lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë».

Ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).

Dyshohet se fieraku është qëlluar për vdekje për shkak të një konflikti të hershëm, ende i pasqaruar nga policia. Deri më tani janë identifikuar dy autorët e ngjarjes, të dy nga Fieri dhe janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se ka qënë djali i viktimës ai që mund të ketë dalluar personat e sipërpërmendur. Mbi viktimën ka qëlluar njëri prej tyre, ndërsa tjetri e ka ndihmuar të arratisen.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ndërsa Baçintozi kishte dalë për vrap bashkë me djalin e tij. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre./ BW/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dosja “Partizani” Dëshmon në GJKKO, si ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa/zbardhen diskutimet në sallë

12:40 / July 6, 2026

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

17:39 / July 5, 2026

Fier/ Flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullinj në Drizë, zjarrfikësit në terren

13:38 / July 5, 2026

Kurbin/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Shpërdhet, zjarri dyshohet i qëllimshëm

12:10 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.