Janë shfaqur fotografi të rrënojave të avionit më të madh në botë të dëmtuar plotësisht, pasi u dogj gjatë një sulmi rus në një aeroport ukrainas.
Imazhet tregojnë prodhimin ukrainas Antonov-225 Mriya të shkatërruar, në aeroportin Hostomel pranë Kievit, pasi u sulmua të dielën.
Avioni cargo, i cili ka gjashtë motorë dhe peshon 314 ton, mund të kushtojë më shumë se 3 miliardë dollarë (2.24 miliardë £) për t’u riparuar, një shumë që prodhuesi shtetëror ukrainas i armëve Ukroboronprom tha se do të përpiqet të bëjë që ta paguajë Rusia.

“Okupatorët rusë shkatërruan produktin më të mirë të aviacionit ukrainas – legjendarin An-225 Mriya. Ndodhi në aeroportin Antonov në Hostomel afër Kievit”, tha Ukroboronprom në faqen e saj në Facebook.
Që nga sulmi në aeorport, janë shfaqur për herë të parë pamjet që tregojnë avionin e djegur rëndë, me tym të zi që buron nga rrënojat.
Avioni ‘legjendar’ u projektua fillimisht nga Bashkimi Sovjetik kur kontrollonte Ukrainën si një republikë socialiste.
Antonov An-225 Mriya është projektuar dhe ndërtuar në Ukrainë në vitet 1980 nga Korporata Antonov. AI është 275 këmbë (84 metra) e gjatë, me një hapje krahësh 288 këmbë (88 metra) – pothuajse dy herë gjerësia e një fushe tradicionale futbolli.
Dhe është në gjendje të mbajë një ngarkesë të barabartë me dhjetë tanke luftarake ose rreth 418,000 paund (189,601 kg). Në një deklaratë zyra e Presidentit ukrainas, tha: “Ne do ta rindërtojmë avionin. Ne do të përmbushim ëndrrën tonë për një Ukrainë të fortë, të lirë dhe demokratike.”
