Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zgjedhjet në 6 bashki, pjesëmarrja 18.02% deri në orën 13:00

14:05 / March 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7AC6220B 4A27 4490 ACC0 9649A24143DF
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet në 6 bashki, sipas informacione nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 18.02%.

Durrës – Bashkia më e madhe është Durrësi, me 262 019 votues. Në këtë bashki garojnë 3 kandidatë, Emirjana Sako nga PS, Luan Hoti nga PD dhe Ardian Muka nga Shtëpia e Lirisë.

Shkodër – Pas Durrësit vjen Shkodra, ku të drejtën e votës e kanë 168288 qytetarë. Në garë janë Majlinda Angoni e PS, Xhemal Bushati i PD dhe Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë.

Lushnje – Bashkia e tretë më e madhe ku do të votohet këtë të dielë, është Lushnja. 104 782 votuesit e Lushnjes do të votojnë mes Eriselda Sefës së PS, Elton Banos nga Shtëpia e Lirisë dhe Indrit Sefës nga PD.

Dibër – Në zgjedhjet e 6 marsit do të votohet edhe për kryetarin e ri të bashkisë Dibër. Kjo bashki ka 567 80 votues që do të zgjedhin mes 4 kandidatëve. Rahim Spahiu nga PS, Premtim Kryemadhi i Shtëpisë së Lirisë, Dritan Torba nga LRE dhe Luan Haka i PD.

Rrogozhinë – 32236 votuesit e bashkisë Rrogozhinë do të zgjedhin mes, Ferdinand Saraçit të Partisë Demokratike, Hekuran Xhanit të shtëpisë së lirisë, dhe Edison Memollës nga Partia Socialiste.

Vorë – Bashkia më e vogël ku votohet këtë 6 mars është Vora. 30433 qytetarët e Vorës do zgjedhin mes Blerim Sherës nga Partia Socialiste, Ymer Marku nga Partia Demokratike dhe Lulzim Vrana nga Shtëpia e Lirisë.

Procesi i numërimit të votave në të 6 bashkitë do të organizohet në 13 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.