Në procein zgjedhor për Bashkinë Vorë janë hasur disa problematika që prej mëngjesit kur ka nisur votimi, probleme që nisin që nga anëtarët e komisioneve në Qendrat e Votimit e deri tek votimi familjar. Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka shkuar pranë këtyre qendrave të votimit për të ndjekur nga afër procesin.
Por raportohet se në qendrën e votimit numër 1554 në Kuç, ka pasur votim familjar dhe votuesit janë udhëzuar nga dikush se për kë forcë dhe kandidat duhet të votojnë.







Në një foto të publikuar nga Partia Demokratike shihet votimi familjar në këtë Bashki, ku shihet djali me nënën, në qendrën e votimit nr. 1553 në Picar.

