Në një intervistë të dhënë për “CNN”, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se çdo sulm ndaj civilëve do të konsiderohet si krim lufte. Ai tha se zotëron shumë raporte të besueshme që provojnë shumë sulme ndaj civilëve.
“Ne kemi parë raporte shumë të besueshme të sulmeve të qëllimshme ndaj civilëve që do të përbënin një krim lufte. Ne kemi parë raporte shumë të besueshme në lidhje me përdorimin e armëve të caktuara”, u shpreh Blinken.
Më tej, sekretari amerikan i shtetit theksoi se “ajo që ne po bëjmë tani është dokumentimi i gjithë kësaj, bashkimi i të gjithëve, shikimi dhe sigurimi që, ndërsa njerëzit dhe organizatat dhe institucionet përkatëse hetojnë nëse janë kryer apo po kryhen krime lufte, ne mund të mbështesin çfarëdo – çfarëdo që ata po bëjnë. Pra, tani ne po i shikojmë këto raporte. Ata janë shumë të besueshëm dhe ne po dokumentojmë gjithçka.”
Pohimi i Blinken vjen pas komenteve të presidentit amerikan Joe Biden javën e kaluar se Rusia synonte qëllimisht civilët në sulmet ndaj Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka akuzuar gjithashtu Rusinë për përdorimin e municioneve shkatërruese dhe bombave me vakum, armë që janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar.
