Ngjarjet tragjike nuk kanë të ndalur në Ukrainë. Ditën e sotme ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë, këtë herë në qytetin e Mariupol ku shënjestër e sulmit ka qenë Konsullata e Përgjithshme Greke. Mësohet se nga ky sulm kanë mbetur të vrarë 12 persona.
I gjithë sulmi ndodhi para një stacioni policie. Nga burime zyrtare të qeverisë greke mësohet se jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri. “Stafi i konsullatës së bashku me konsullin janë transferuar në një strehë të sigurt”, bëjnë të ditur këto burime.
Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor. Prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka kontaktuar me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Maria Schmidt dhe është diskutuar për strehimin e shërbimeve dhe koordinimin për krijimin e korridoreve humanitare nga qytet.
