Rusia ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ditën e sotme. Ministria e Mbrojtjes ruse ka bërë një deklaratë ku njofton se të gjitha shtetet që i ofrojnë Ukrainës mundësinë për të shfrytëzuar hapësirën e tyre ajrore për të sulmuar ushtrinë ruse, do të konsiderohen si të përfshirë në konflikt.
Kjo gjë është bërë me dije nga zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov për agjencinë mediatike “Interfax”.
Përveç kësaj, Konashenkov thotë se edhe ato shtete që i vendosin aeroportet e tyre në dispozicion të ushtrisë ukrainase, do të konsiderohen armiq.
“Përdorimi i rrjeteve të aeroporteve të këtyre vendeve për bazën e avionëve ushtarakë ukrainas dhe përdorimi i tyre pasues kundër forcave të armatosura ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur”, tha Igor Konashenkov.
