Gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor në bashkinë e Dibrës është regjistruar edhe një incident i pakëndshëm. Kjo pasi një 40-vjeçar ka goditur njërin prej komisionerëve. Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim personin përjegjës, të identifikuar si Kudret Feraku, 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.
Sipas asaj që raportojnë uniformat blu, ndaj tij është bërë kallëizm nga Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132. Sipas tij, 40-vjeçari e ka goditur me mjete të forta jashtë ambienteve të kësaj qendre votimi.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit K. F., 40 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, Dibër.
Ndaj këtij shtetasi ka bërë kallzim shtetasi Q. S., 56 vjeç, banues në njësinë Administrative Melan, (Sekretar i Komisionit të qendrës së votimit nr 1132), se jashtë ambienteve të kësaj qendre e ka goditur me mjete të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.
