Pasi fitoi bashkinë e Vorës, PS synon që edhe në Rrgozhinë të ketë një rezultat pozitiv. Kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili është edhe drejtuesi i qarkut në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk jemi armiq me kundërshtarët, përkundrazi tha ai, mezi pres të bashkëpunoj me deputetët demokratë të këtyre zonave.
“Do të jemi në një vëzhgim të rreptë, duhet të japim besim në një bastion rreth 20 viteve të forcave të djathta.
Besoj që do të kemi një rezultat pozitiv edhe në Rrogozhinë. Parashikimin e kemi për një rezultat pozitive. Ambicia ka qenë që të kemi një rezultat të mirë.
Deri nesër në mëngjes do kemi një rezultat për Rrogozhinën. Ka qenë një betejë për mendjen dhe zemrat e njerëzve. Nuk jemi armiq me kundërshtarët tanë. Mezi pres që edhe me kolegët e PD qe kanë mandatet e deputetëve ne të funksionojmë si një skuadër dhe të bëhet më e mira për Rrogozhinën”.
