Anesti Rrapaj, 40-vjeçari i cili u vu në prangat e policisë disa ditë më parë për “shtëpinë e barit” të zbuluar në Vlorë, u la në burg nga Gjykata e Vlorës. Vendimin e ka dhënë gjyqtarja Elona Mihali.
Ndërkohë, për tre punonjësit e OSHEE-së po ashtu të arrestuar nga policia u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.
