Këtë të enjte, 2 shefat e diplomacisë ruse dhe ukrainase pritet të takohen së bashku. Sipas asaj që raporton “BBC”, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov do të ulet në bisedime me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba.
Burimet thonë se takimi mes dy diplomatëve është caktuar të mbahet në Antalia të Turqisë. Ky takim mes Lavrov dhe Kuleba vjen në një moment kulminant të tensionit ndërmjet dy vendeve pasi kujtojmë se Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë.
Ukraina deklaron se sulmet me raketa kanë vazhduar në shumë qytete dhe zona të banuara, si dhe shprehu frikën se kryeqyteti i vendit, Kievi mund të përballet me një sulm të gjithanshëm.
