Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, këtë 7 Mars kanë suprizuar mësuesen e tyre të parë.
Ka qenë Llatja i cili përmes një postimi në “Facebook”, krah urimit për mësuesen e parë ka zbuluar se ai dhe Nano kanë qenë shokë klase.
“7 Marsi ynë i veçantë
Së bashku me Gledisin vendosëm t’i bëjmë një surprizë mësueses sonë të klasës së parë, Liri Koburja.
Kujtuam me nostalgji ndodhitë tona të fëmijërisë në shkollën “Naim Frashëri” dhe shprehëm gjithë mirënjohjen tonë për dashurinë, durimin e dijet që na përcolli mësuese Liria në hapat e parë të formimit tone”, shkruan Llatja krah fotos me Nanon dhe mësuesen e tyre Liri Koburja.
