Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Misteri i shkronjës “Z” për pushtimin e Ukrainës

23:58 / March 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 251 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atleti rus Ivan Kuliak po përballet me procedim disiplinor nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës për shfaqjen e shkronjës “Z” në podium pranë një rivali ukrainas në Katar.

Por çfarë do të thotë ky simbol që e kemi parë edhe në tanket ruse që hynë në Ukrainë?

Në Rusi, “Z” po shihet me shpejtësi si një simbol pro-luftës i pushtimit të Ukrainës nga Presidenti Putin. Ajo po përdoret tashmë nga politikanët, shihet në xhamat e makinave, furgonëve dhe strehëzat e autobusëve. Ajo është përdorur madje edhe nga serbët në demonstratat pro-ruse në Beograd. Fotografitë janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Është bërë një trend i rrjeteve sociale”, – thotë lektorja Aglaya Snetkova.

“Zed” në alfabetin cirilik rus shkruhet ndryshe dhe duket si një 3, por shumica e rusëve përdorin shkronja latine. Emily Ferris, Hulumtuese për Rusinë dhe Eurazinë në Rusi, thotë se “Z” është kthyer tashmë në një simbol shumë të fuqishëm.

“Shpesh me propagandë, gjërat e thjeshta përhapen shpejt,” – thotë ajo. U deshën më pak se dy javë që “Z” të përhapet në mesin e atyre që mbështesin luftën e Putin.

Qarkullojnë disa teori se çfarë do të thotë në të vërtetë simboli “Z”. Fillimisht tërhoqi vëmendjen në mediat sociale pasi tanket ruse me “Z” u pikasën gjatë rrugës për në Ukrainë.

Fillimisht, u mendua se “Z” ishte në fakt një numër “2” – që përfaqësonte datën 22 shkurt (22/02/2022). Kjo ishte dita kur Rusia ratifikoi një marrëveshje për “miqësinë, bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë” me rajonet e vetëshpallura separatiste në Ukrainën lindore – Donetsk dhe Luhansk.

Por tani besohet se simboli është thjesht një mënyrë për ushtrinë ruse për të identifikuar forcat e veta.
Javën e kaluar, në një program lajmesh në Channel One të kontrolluar nga shteti rus u tha se “Z” ishte një shenjë e zakonshme në pajisjet ushtarake ruse. Një faqe interneti ruse pranë qeverisë tha se “Z” ishte një shënim i thjeshtë që mund të “shmangte zjarrin miqësor” dhe nuk lidhet me diçka tjetër./Express

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.