Forcat ukrainase i kanë dhënë një tjetër goditje të rëndë pushtuesit të tyre. Bëhet e ditur se gjatë luftimeve pranë qytetit Kharkiv është vrarë një tjetër komandant i lartë i ushtrisë ruse. Lajmin e konfirmon vetë Shërbimi i Inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë.
Sipas deklaratës së bërë prej ministrisë ukrainase, Vitaly Gerasimov ishte një gjeneral-major, shef i shtabit dhe zëvendëskomandant i parë i Ushtrisë së 41 të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë.
Inteligjenca Ukrainase deklaron se Gerasimov mori pjesë në luftën e dytë çeçene dhe në operacionin ushtarak rus në Siri, si dhe kishte marrë medalje “për kthimin e Krimesë”.
Zyrtarët ukrainas postuan në rrjetin social “Twitter” një fotografi, duke thënë se ishte pikërisht gjeneral Gerasimov, duke shkruar me shkronja të kuqe në fund “Likuiduar”.
Whatever the outcome of this needless war, it’s already been an unmitigated disaster for the Russian military. The first real enemy it’s come up against and the results have been catastrophic. Getting harder and harder to see what a “win” looks like https://t.co/lbdD7lTPjr
— Paul Adams (@BBCPaulAdams) March 7, 2022
