Policia vuri në pranga një shtetas 29-vjeçar ditën e sotme me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Mesa është mundur të mësohet, i arrestuari është ish-konkurrent i emisionit “Përputhen”, Alban Dyrmishi.
Ndaj tij rëndojnë tashmë dy akuza , për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Ai raportohet se pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.
Por përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
