Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fier/ Policia arreston tre persona, konstaton aktivitet të lojërave të fatit dhe drogë

13:33 / March 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Fier 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona me akuzën e ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare nga uniformat blu bëjnë të ditur se kanë vendosur në pranga pronarin e lokalit, 41-vjeçarin Roland Bylyshi, ai akuzohet për “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu në pranga kanë rënë D. B., 40 vjeç dhe J. B., 43 vjeç, banues në Levan, Fier, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Policia njofton se këta shtetas janë konstatuar duke luajtur lojëra fati. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 aparate celularë, 2 DVR, para dhe një sasi e vogël droge.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lotarive të palejuara, vihet në pranga pronari i lokalit (Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier), i cili shpërdoronte detyrën duke fshehur të ardhurat nga aktiviteti në subjektin e tij.

Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë që ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në ambientet e lokalit.

Sekuestrohen 3 aparate celulare, 2DVR, një sasi parash dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. B., 41 vjeç, banues në Levan (i punësuar pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier), për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

D. B., 40 vjeç dhe J. B., 43 vjeç, banues në Levan, Fier, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Levan, në lokalin e shtetasit R. B., i cili ushtronte aktivitetin në subjektin (lokalin) e paregjistruar në organet përkatëse, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke organizuar dhe ushtruar në bashkëpunim, aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 aparate celulare, 2DVR, një shumë parash dhe një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Në Fier u arrestuan për organizim të lotarive të palejuara shtetasit Roland Bylyshi, Denis Brahimaj dhe Jani Brahimi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026

Shkodra mbetet problem! Asgjësohen 157 mijë bimë narkotike, 75% e kultivimeve në Alpe u goditën që në mbjellje

11:55 / October 4, 2026

Do shiste kokainë pranë shkollave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari me dhjetëra doza kokaine

11:09 / October 4, 2026

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.