3 liderët botërorë, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping, zhvilluan sot bisedën e paralajmëruar mes tyre me shpresën për të bërë diçka që të ndalet lufta në Ukrainë.
Mësohet se gjatë kësaj bisede, Presidenti kinez e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shumë shqetësuese dhe ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”, shkruan “BBC”.
Xi Jinping deklaroi ndër të tjera se prioriteti duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukranë.
Teksa Macron dhe Scholz kanë rritur presionin ndaj Kinës, Presidenti Xi Jiping ka kërkuar që të tre vendet duhet të mbështesin bashkërisht bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini nuk e ka dënuar veprimin kundër Ukrainës.
