Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njëra rrihet nga burri për të fshehur të dashurën, tjetra presion të dashurit për të mos u ndarë edhe pse është e martuar

17:14 / March 8, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashur zemra grusht 850x450 1 640x339 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

S. përpiqet ta pyesë edhe një herë të birin se përse u grind me shokët. Por fëmija në dukje i pavëmendshëm, i përplas librat mbi tavolinë. Është 12 vjeç dhe fëmijë i vetëm që vjen nga një martesë e marrë fund për shkak të dhunës.

Gruaja rrëfen me kushtin që emri mos t’i përmendet. “Ndonëse kur ta lexojë ai do ta kuptojë që jam unë dhe është historia jonë”- nis 38 vjeçarja.

“E kam vendosur nuk dua asnjë mashkull në jetën time, jam e thyer dhe e dërrmuar. Kanë qenë 12 vjet me ankth; a kthehet i pirë, a kthehet me nerva, çfarë shkaku do gjejë për të më dhunuar?!” –kujton S.

Muajt e fundit kur e “vulosi” se duhej të ndahej nëse duhet të jetonte për djalin, nisi një kurs manikyr pedikyr poshtë apartamentit.

“Punoj, s’më dalin të ardhurat por kam një qetësi dhe një paqe. “

Pas urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes ajo nuk priti që i shoqi të dilte nga banesa. Doli së bashku me të birin.

Nga i buronte të shoqit ajo mëri dhe ajo dëshirë për ta dhunuar ?

“Nuk i lejoja asnjë arsye, a ka mësuar djali pyeste, isha bashkë me djalin gati që t’i tregonim se ishte shumë mirë në shkollë. Përse kjo kështu dhe ajo ashtu, rrobat veshja, çfarë u thashë kunatave.. të gjitha ishin si nisje me fjalë dhe përfundoja nën grushtat e tij”- shton e reja.

“Jam e bindur që nisi të ndryshojë katërcipërisht nga lidhja paralele që pati dhe nuk dua të akuzoj por e kishte të rëndësishme ta fshihte. Burrat nuk e kuptojnë që gratë i kuptojnë. Ose janë të vetdijshëm për këtë gjë dhe duke u përpjekur që të fshehin ç’të mundin, nga jetët e tyre paralele, edhe burri im nisi të shpërfytyrohet.”

E diplomuar për gjeografi, gruaja nga Tirana u martua ende pa përfunduar studimet. Më tej u mbyll në shtëpi në kërkim të një fëmije dhe kur djali lindi, nisi dhe ndryshimi i bashkëshortit. “Gratë ankohen , për burrin që pi, për vjehrrën kunatën që nuk i mbështesin. Por gruaja duhet të jetë mbështetsja më e madhe e jetës së saj”.

Në një rast 38 vjeçarja kujton se u morr zvarrë në një qendër tregtare , vetëm sepse ajo zgjati kokën për të kuptuar se kujt po i shkruante i shoqi në celular.

“Isha e qartë që po komunikonte me atë tjetrën , dhe natyrisht që nuk doja të vëreja çfarë bisedonin. Por meqënëse ishim në ambjent publik desha t’i tregoj me elegancë mjaft me këtë histori”- rrëfehet S.

Megjithatë i shoqi e konsideroi këtë veprim të sajin si përgjim dhe tallje dhe mbasi e goditi në nofull , nuk u frenua dhe e qëlloi në mes të lokalit ku i biri ndërkohë po konsumonte një akullore.

“Është e vështirë t’u tregosh grave se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet të veprojnë. Por shumë nga historitë e gazetës” Si” më ngjajnë aq të afërta me timen dhe nëse një grua nuk ja del të mund frikërat e saj se si do jetojë vetëm me fëmijën, me njerëzit që të pyesin vazhdimisht pse u divorcove, nuk ka as institucion , as polici dhe as gjykatë që të ndihmon”

I dashuri trembet se mos burri e rreh atë dhe të shoqen

E kundërta e S. është E.

E pakënaqur nga martesa nisi ta tradhëtojë babain e fëmijëve. Shkak duket se është bërë distanca. Por lidhja e re e dashurisë është bërë e vështirë. Ajo përndjek edhe të dashurin. Situata u pëkeqësua kur lidhjen dashurore e mësoi edhe bashkëshorti.

Policia numër 4 në Tiranë i tha gazetës “Si” se 32 vjeçarja E. u kallëzua nga i dashuri i fshehtë se së bashku me të edhe bashkëshorti që sapo ka marrë vesh historinë ka dhënë mesazhet e tij të qarta.

“Jam në një lidhje dashurie me E. . dhe kemi katër muaj bashkë. Prej 4 ditësh i shkëputëm mardhëniet, menjëherë sapo mësova që ishte e martuar dhe i shoqi i saj udhëton shpesh jashtë Shqipërisë. Megjithëse ia bëra të qartë se jam i pamartuar dhe kërkoj një histori normale dhe jo klandestine, E. nuk e pranon ndarjen dhe më ka rrëfyer gjithë cirkun në martesën e saj. Por kjo gjë nuk është aspak çështja ime. E. vazhdon të më telefonojë dhe nuk më ndahet . U bëra paranojak dhe i bezdisur prej saj dhe në këto kushte alarmi nga një grua e martuar që s’më ndahet mora në telefon burrin e saj . Ja tregova fill e për pe se kush isha dhe çfarë më ndodhi. Ai u revoltua nga kjo telefonatë dhe më paralajmëroi se kur të kthehet në Shqipëri do më zhdukë mua dhe gruan e tij”.

Djali i ri në moshë pasi ka deponuar me kërkesën për ndihmë më tej është rikthyer në policinë numër katër dhe është lutur : mos e ndiqni penalisht burrin e të dashurës, mbasi i normalizuam kontaktet me të . Ky shtetas më premtoi se nuk do më prekë me dorë dhe se nuk do ta dhunojë as të shoqen që e tradhëtoi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.