Një i tretë që përfiton dhe shtyp butonin nuklear?! Këtë duket se aludon ish-lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikail Gorbaçov, i pyetur në këtë intervistë të 2019, se sa e rrezikshme është një përplasje mes Rusisë dhe Perëndimit.
Ky duket skenari më i frikshëm ku mund të futet spiralja e sotme e dhunës dhe tensionit qe ka mbërthyer botën pas sulmit rus mbi Ukrainën.
Sipas Gorbacov kjo botë “ka shume keqdashës” dhe secili prej tyre mund të përfitojë për të kryer një shpërthim bërthamor, për të cilin me pas lehtësisht mund te fajësohet një nga palët në konflikt, “pavarësisht vendimit politik” . Pala tjetër do duhet të hakmerret, profilizon rrezikun, Gorbaçov.
