Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përlotet Ogerta Manastirliu, rrëfen për herë të parë humbjen e të atit

19:15 / March 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe daljet zyrtare nën petkun e ministres së Shëndetësisë ku jemi mësuar ta shohim si një nga femrat e forta të qeverisë, këtë 8 mars Ogerta Manastirliu është përlotur teksa ndan për herë të parë dhimbjen e ndarjes nga jeta të babait të saj.

Rudina Magjistari: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë këtyre dy viteve për ju, qoftë edhe në planin personal? 

Ogerta Manastirliu: Ka patur disa momente të vështira. Kur flet për momente të vështira, gjtihmonë mendon që është ndarja nga jeta e dikujt, e njerëzve të afërt të tutë apo kolegëve. Për fat të keq, këto dy vite na kanë përballur pak më shpesh me vdekjen dhe këto kanë qenë humbjet e vërteta në këto dy vite. Në aspektin personal unë e kam vuajtur edhe pse ndoshta nuk kam pasur shumë kohë që të vuaj dhe vuajtjen sepse edhe ajo është një proces për t’u shëruar më pas. Kam vuajtur humbjen e një kolegu të dashur dhe të tjerë kolegëve në mjekësi, siç ishte doktori Drini Dobi apo Geri Hysi që në përpjekje për të shpëtuar jetën e të tjerëve nuk ia dolën dot në këtë betejë.

Rudina Magjistari: Por ndërkohë edhe ju vetë, familjarisht, jeni prekur. Nuk e di a ka ndodhur prej Covid-it, humbja e babait tuaj apo ka ndodhur në atë periudhë, cila ka qenë arsyeja?

Ogerta Manastirliu: Në fakt kur ishte trokitja në derë e një vale shumë të vështirë në atë kohë, për ne ishte vala e parë sepse ne arritëm të shmangnim valën e parë që bota apo fqinjët pësuan. Muaji Nëntor ishte një muaj që filloi, data 3, me humbjen e babit dhe nuk doja ta prekja. Koha më ka bërë që mos të arrij dot ta vuaj në fund atë kohë sepse puna nuk ma lejonte dot të isha shumë afër tij, edhe pse me mendje isha aty, angazhimi ishte shumëplanësh në aspektin e pëegjegjësisë që ishte mbi supe për të bërë atë që duhej në punë ndërkohë më duhej të isha afër, të bëja rolin tim si vajzë.

Manastirliu rrëfen se marrëdhënia me të atin ka qenë e veçantë për të, një lidhje baba-vajzë ku janë ndërtuar vlerat dhe formimi që do vijëzonin më tej rrugën e saj.

Rudina Magjistari: Ju thatë që nuk patët mundësi ta jetonit humbjen, të ndodhte ai  procesi i brendshëm kur ndahet një njeri kaq i afërt. Ishit gjithë kohës në punë, vazhdonte aktiviteti. Sa keni pasur kohë për të kuptuar që ju ka marrë malli për të, ju mungon?

Ogerta Manastirliu: Patjetër që po, shumë. Shumë. Nuk e dija që do futesha në këtë bisedë sot dhe nuk jam as e përgatitur për ta ndarë me ju apo publikun. Patjetër që po, më merr malli shumë. E kujtoj shumë shpesh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.