Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-ministrja shqiptare e Arsimit në regjimin komunist: Qofsh i mallkuar o presidenti Putin në 50 breza

19:23 / March 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Putin1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Tefta Cami*

Ju bëj thirrje në këtë 8 mars si grua, që lind e mbron jetën e si nënë ju trupave ushtarake dhe oficerëve Rus:

Ndërgjegjësohuni, se po bëni një luftë të padrejtë, për t’u shërbyer oligarkëve tuaj me presidentin Putin, si më i korruptuari në Rusi!

Ndërgjegjësohuni, se po vrisni shtetas të një vendi fqinj e të një kombi paqësorë me prejardhje trake! Po vrisni edhe gra e femije deri edhe beben Kirili 18 muajsh! A vriten fqinjët, që njihen si vëllezër? A vriten fëmijët e sapo lindur? A e bëni gjumin të qetë nga klithmat e fëmijve dhe të popullit trim e heroik të Ukrahinës, që po vrisni me urdhër të presidentit Putin?!

Ndërgjegjësohuni dhe mos lejoni të përdoren jetët tuaja të bekuara si mish për top nga ju si agresorë të Rusisë!

Ndërgjegjësohuni dhe dezertoni nga lufta, duke u kthyer pranë familjeve tuaja të dashura e të shenjta, për të mbrojtur jetët tuaja të çmuara, që e keni dhuratën më të bukur nga dashuria prindërore!

Ndërgjegjësohuni, se po merrni mallkimin e gjithë popujve të botës! Mallkimi i përbashkë është energji e fuqishme, që do t’ju zë deri në 50 breza.

Në këtë 8 mars edhe unë si grua e nënë në vend, që të uroj, po mallkoj:

Qofsh i mallkuar o  presidenti Putin në 50 breza, që sulmove Republikën Demokratike të Ukrahinë dhe po bën vrasje e krime makabre deri edhe bebet e vogla si Kirilin 18 muajsh!

Qofsh i mallkuar o presidenti Putin, që po e përdor ushtrinë ruse si mish për top, për të kënaqur egocentrizmin e manjakizmin tënd, për t’i  rikthyer Rusisë territoret e ish-BS, që shpreh sa çmenduri aq edhe një ëndërr të parealizueshme. Shekulli i XXI është e do të jetë kundër perandorive skllavëruese, sepse popujt duan pavarësi kombëtare, duan paqe, duan liri e sistem demokratik.

Qofsh i mallkuar o presidenti Putin, që sulmove e po bën agresion ushtarak mbi Republikën Demokratike të Ukrahinës me pretekstin, që të mos futet në NATO, ashtu siç po paralajmëron presidenti i Serbisë Vuçiq Republikën e Kosovës, që UÇK-ja e NATO e çliruan nga kthetrat e skllavërisë të Serbisë dhe e bënë të pavarur. Mesa duket Vuçiçi po provokon NATO-n, që t’i vihet kufiri atje ku duhet, mbi ish-Sanxhakun e Nishit tek molla e kuqe, ku ka qenë dogana Serbi-Kosovë.

Popujt e dijnë se NATO është e do të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë e të pavarësisë të vendeve të pavarura e demokratike. Dhe vendet e pavarura dijnë e janë të lira të vendosin aleancën me NATO-n.

Qofsh i mallkuar o presidenti Putin si dhe e gjithë klika jote qeveritare e ushtarake, që zbatojnë qëllimet vrastare e kriminale tuajat, për të vrarë ukrahinas të pafajshëm! Ju ndjektë hija e krimit si tek tragjedia e Shekspirit “Makbeth” nga klithmat e të rënëve e të fëmijve të vrarë!

*Ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës gjatë regjimit komunist

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.