Një paralajmërim i fundit ka ardhur nga Moska, e cila deklaron se është duke punuar për një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore. Nga sa njofton “Reuters”, përgjigja e rusëve ka për të qenë e shpejtë dhe do të ndikonin zonat më të ndjeshme.
“Reagimi i Rusisë do të jetë i shpejtë, i zhytur në mendime dhe i ndjeshëm për ata që u drejtohet”, tha Dmitry Birichevsky, drejtori i departamentit të bashkëpunimit ekonomik të ministrisë së jashtme, raporton agjencia e lajmeve “RIA”.
