Sulmet e tmerrshmeajrore në qytetin Sumy të Ukrainës lanë të vdekur plot 22 persona, ku mes tyre ndodheshin edhe 3 fëmijë.
Sipas njoftimit të Dmytro Zhyvytskyi, i cili është guvernatori i Sumy-t, ai u shpreh për “BBC”-në se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës së kaluar. Ai tha se 9 persona të një familje mendohet të janë vrarë nga sulmet e mbremshme, ndërsa janë shkatërruar plotësisht 6 shtëpi ndërsa 20 janë dëmtuar.
Menjëherë pas shpalljes së korridoreve humanitare, rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga qyteti.
