Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Erion Braçe kritikon ministren Frida Krifca: Nuk më dëgjuat kur ju thashë në tetor të mbillnit grurë, tani mbillni misër

09:50 / March 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace me red bull ne parlament 23244 640x393 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Erion Braçe ka sjellë një fjalim të tij të mbajtur në tetor në Komisionin e Ekonomisë, ku kërkonte mbjelljen e fushave me grurë, për shkak të situatës gjeopolitike.

Postimi i Braçes

Nuk mbillet gruri në mars, ministër! Nuk mbillet!

Tani ka nevojë për pleh ai grurë që është mbjellë. Ua jep dot?

Për mbjelljet duhej dëgjuar më herët.

Fjala bien ë fund të tetorit unë dhe ju kemi qenë përballë e unë kam thënë çfarë dëgjon, edhe njëherë.

Ja ku e keni, mbase vlen per misrin, se gruri iku tani e varesia u thellua!!

Komisioni i Ekonomise, fund Tetori i vitit qe shkoi:

Çështja e ushqimit është çështje e sigurisë kombëtare. Me ndryshimet klimatike dhe efektin që ne ndjemë këtë vit, të paktën te drithërat, pa diskutim që duhet të fillojmë të analizojmë në nivelin e sigurisë kombëtare. Do të garantojmë ushqim këtu apo do të jemi të varur totalisht?

Në kushtet e një ngjarjeje si kjo që po e vuajmë prej dy vjetësh, pandemisë, ku rrugët mbyllen, kur kostot e transportit rriten dhe në kushtet e ndryshimeve klimatike kur prodhimi bie, rendimentet ulen dhe secili fillon mbron pjesën e vet të kombit të tij apo akoma më keq, fillon të mendojë të bëjë gjeopolitikë me ushqimin, çfarë do të bëjmë ne, ku do të jemi në këtë pjesë?

Fare mirë ju thoni që këtë herë do t’i subvencionojmë ose do t’ua japim në dorë fermerëve fidanët e perimeve, që kanë edhe tregun më të madh të eksportit, por keni menduar që neve na duhet edhe grurë?

Si ka mundësi që e gjithë fusha e Tërbufit mbillet me jonxhë ose luledielli? Sepse kostoja është minimale. Por ne nuk ndërhyjmë në këtë aspekt. T’u japim farë misri, farë gruri. U kemi dhënë naftën falas për të punuar tokën dhe nuk është pak. Sot që flasim një litër naftë kushton 1860 lekë dhe t’ua japësh pa lekë natyrisht që i ndihmon jashtë mase.

Po t’i bëjmë të gjitha këto, kush nuk mbjell më grurë, ku çmimi sot në grumbullim është të paktën 37 lekë apo misër, ku çmimi sot në grumbullim është 43 lekë? Të gjithë mbjellin, sepse u del shumë mirë.

Në funksion të asaj që thashë, do të mendojmë ne për ushqimin, sidomos në produkte strategjike?

Natyrisht që kjo vlen, prandaj duhet bërë më i gjerë arsyetimi”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

12:12 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.