Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kosova në NATO/ Qeveria Kurti nis punën, anëtarësimi është një nevojë urgjente

11:50 / March 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Την ένταξή του στο ΝΑΤΟ επιδιώκει το Κόσοβο λόγω της
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka ngritur menjëheë një grup pune ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Kryeministri i saj, Albin Kurti ka prezantuar sot objektivat e këtij grupi. Shumë mendojnë se anëtarësimi i Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut është një nevojë urgjente dhe duhet të bëhet sa më parë.

Kryeministri Kurti u shpreh ndër të tjera se me themelimin e këtij grupi synohet avancimi i procesit të integrimit të Kosovës na NATO si dhe Kartën e Adriatikut A5.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO. Duke pasur parasysh prioritetin e Kosovës për anëtarësim në NATYO, MPDJ ka propozuar formimin e grupit ndërinstitucional për integrimin e vendit tonë në NATO. Objektivat kryesore të këtij grupi do të kenë avancimi i procesit të integrimit në NATO, përfshirja sa më e shpejtë e Kosovës në partneritetin për paqe, anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut A5, fuqizimi i Republikës së Kosovës në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar të sigurisë, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtar”, theksoi Kurti.

Sakaq, edhe ministrja Donika Gërvalla deklaroi se është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet urgjentisht në NATO.

“Të gjitha verimet dhe vendimet e Republikës së Kosovës tregojnë qartë orientimin demokratik dhe paqedashës të shtetit tonë. Në anën tjetër Kosova dhe shtete e tjera pro perëndimore në rajon për përballen çdo ditë e më shumë me veprime destabilizuar nga Rusia përmes vartësve të saj. Duke marrë parasysh kontekstin aktual të agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe synimeve për destabilizim dhe minim të të gjitha progreseve euro-atlantike, një kërcënim për vendin rajonin dhe paqen globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent”, tha ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.