Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shqiptarët e Ukrainës kërkojnë ndihmë, i pamundur evakuimi i tyre drejt Shqipërisë

15:25 / March 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët që jetojnë prej shekujsh në Ukrainë, por dhe ata që janë në qytetin e Kharkovit dhe 3 fshatra të rajonit të Zaporozhyes në Ukrainë, qytete që prej më shumë se një jave janë në qendër të sulmeve të ushtrisë ruse, nuk mund të evakuohen drejt Shqipërisë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime për Gazetasi.al pranë Ministrisë sonë të Jashtme, të cilët thonë se për shkak të numrit të madh të anëtarëve të familjeve shqiptare, shihet praktikisht e pamundur lëvizja e tyre.

Deri më tani, thonë burimet, të vetmit që janë larguar janë 15 shqiptarë që punojnë në organizatat e OSBE në Ukrainë.

Burimet e Gazetasi.al thanë se megjithatë, kontaktet me komunitetin shqiptar në Ukrainë po mbahen përmes konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov, i cili i ka ndihmuar dhe për strehim edhe për ushqime.

Kryetari i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës, Aleksandër Dermentli, në profilin e tij në “Facebook” ka bërë thirrje për më shumë ndihma nga ana e atdheut, Shqipërisë në drejtim të komunitetit shqiptar në Ukrainë.

Ai ka kërkuar më herët dhe ndihmë për evakuimin drejt Shqipërisë, por nga ana e Ministrisë së Jashtme përgjigja ka qenë negative, për shkak të një mungese të informacionit zyrtar se sa është numri real nga ky komunitet.

Burimet në Ministrinë e Jashtme thanë se ndryshe nga vendet e tjera, ku është kërkuar regjistrimi i shqiptarëve pranë konsullatave tona, komuniteti shqiptar i Ukrainës ka refuzuar të japë informacion për numrin e tyre dhe kontaktet.

Ndërkohë, vetë kreu i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, shkruan në profilin e tij në “Facebook” se i kërkon të gjithë shqiptarëve të bashkohen.

“Ndihma humanitare është e nevojshme për qytetin e Kharkovit, ku ndodhet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë dhe për 3 fshatra të rajonit të Zaporozhyes ku jetojnë në mënyrë kompakte shqiptarët”, shkruan Dermentli/ SI

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.