Në sallën e këshillit bashkiak Mat u zhvillua sot një takim sensibilizues, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike gjatë vitit 2022.
Në këtë takim, mori pjesë kryetari i bashkisë Mat, shefi i Komisariatit të Policisë Mat, shefi i Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike, specialistë të Policisë në zona dhe drejtues të institucioneve ligjzbatuese vendore.
Shefi i Komisariatit, gjatë fjalës së tij, diskutoi problematikat e konstatuara në vitin e kaluar, dhe objektivat që duhet të arrihen gjatë këtij viti.
Ai kërkoi të forcohet më tej bashkëpunimi me institucionet ligjzbatuese, me qëllim marrjen e informacioneve në kohë dhe ndërhyrjen për parandalimin e goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Takime të tilla sensibilizuese do të zhvillohen në të gjitha njësitë administrative të bashkive Mat dhe Klos.
