Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta/ Pas disa orësh pritet sulm i “tmerrshëm” në Kiev, CIA: Rusët “po shtrëngojnë lakun”

11:21 / March 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1642718797 Is the Ukrainian military really a David against the Russian Jyhe9w
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar se trupat e Putinit po “shtrëngojnë lakun” rreth kryeqytetit Kievit, duke hedhur tezën se kryeqyteti ukrainas mund të jetë vetëm disa orë larg një sulmi “të tmerrshëm” nga rusët.

Aktualisht, qyteti vazhdon të jetë nën kontrollinin e qeverisë vendase të Volodymyr Zelensky. Megjithatë, rreziku për t’u rrethuar plotësisht është gjithmonë në rritje, ndërsa ushtarët dhe vullnetarët përgatiten për beteja në rrugë duke gërmuar llogore dhe duke ndërtuar barriera në rrugët për në Kiev.

Megjithëse një autokolonë masive rus që shtrihet 40 milje në veri të kryeqytetit po i ngjan shpejt një bllokimi trafiku, zyrtarët perëndimorë kanë frikë se plani i dyshuar i Moskës për të pushtuar qytetin dhe për të rrëzuar presidentin ukrainas, definitivisht nuk ka përfunduar.

Pamjet e reja dramatike nga mëngjesi i së mërkurës tregojnë tanke të dyshuara ‘paqeruajtëse’ të Kremlinit që kalojnë nëpër qytetin e Irpin, i cili ka qenë nën një breshëri të vazhdueshme të granatimeve ruse për disa ditë, vetëm 13 milje nga qendra e Kievit.

harta kievi 728x450 1

Ushtria e Ukrainës paralajmëroi të mërkurën se Rusia “nuk po heq dorë nga planet e saj për të rrethuar” Kievin dhe se “forcat e saj të mbrojtjes po zmbrapsin dhe frenojnë” ofensivën “në të gjitha drejtimet”.

Kriza në Ukrainë ka të ngjarë të përkeqësohet pasi forcat ruse përdorin sulme gjithnjë e më brutale dhe pa dallim ndaj zonave civile në përgjigje të rezistencës më të fortë se sa pritej. Të mërkurën, një sulm ajror i dyshuar rus bombardoi një spital për fëmijë në Mariupol në jug, duke plagosur të paktën 17 persona. Punëtorët e morgut u fotografuan duke i vendosur kufomat në çanta trupash, duke i çuar në periferi të qytetit port të rrethuar dhe më pas duke i hedhur në varre masive.

Drejtori i CIA-s, William Burns, deklaroi të martën se humbjet ruse kanë qenë “shumë më të mëdha” se sa priste Moska, duke shkaktuar frikë se gjeneralët e Putinit do të rrisin “luftën e tyre të terrorit” ndaj civilëve të pafajshëm dhe do të godasin objektiva të mëtejshme joushtarake.

Një zyrtar i tha The Times në Londër: “Unë mendoj se rreth Kievit ata po vazhdojnë të shtrëngojnë lakun… kjo definitivisht nuk ka përfunduar. Ata janë ende të vendosur për të hyrë brenda. Do të jetë krejtësisht e tmerrshme kur ta bëjnë këtë”.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se luftimet vazhduan në veriperëndim të kryeqytetit të mërkurën, me qytetet Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol duke u goditur rëndë nga forcat ruse përreth.

Trupat e Putinit po vendosin pajisje ushtarake në ferma dhe në mes të ndërtesave të banimit në qytetin verior të Chernihiv, tha ushtria e Ukrainës. Në jug, rusët me rroba civile po përparojnë në qytetin e Mykolaiv, një qendër ndërtimi anijesh në Detin e Zi me 500,000 njerëz, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.