Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zhvillimet e luftës Rusi-Ukrainë deri në ditën e 15 të saj

12:05 / March 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4731
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot është dita e 15-të e luftës Ukrainë- Rusi. Theksojmë se ukrainasit po tregojnë një rezistencë ndaj pushtuesve ruse duke bërë që përparimi rus drejt Kievit është ngadalësuar ndjeshëm.

Cilat janë zhvillimet deri më tani?

–Një spital fëmijësh dhe një maternitet janë shkatërruar në një sulm ajror rus në një spital në qytetin jugor të Mariupolit.

–Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quan sulmin ndaj objektit një “krim lufte”. “Shkatërrimi është kolosal,” thotë këshilli i qytetit.

–SHBA paralajmëron se Rusia mund të planifikojë një sulm kimik ose biologjik në Ukrainë.

–Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një plan ndihme prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa FMN ka miratuar 1.4 miliardë dollarë financime emergjente.

–Moska ka pranuar përdorimin e armëve termobarike në konfliktin që ndërkohë po numëron 1300 të vdekur, për Ukrainën “është gjenocid”, UNICEF regjistron më shumë se një milion fëmijë refugjatë.

–Kina akuzon NATO-n se po e shtyn Rusinë në konflikt. Çernobili mbetet pa energji elektrike, por për Aiea nuk ka asnjë “rrezik sigurie”.

–Ushtria ukrainase nisi një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin e Kievit.

–Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

–Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Happeu, ka thënë se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike.

–Ka përfunduar takimi mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas. Në një konferencë për mediat, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura.

–Lavrov akuzoi Perëndimin se po “vepron në mënyrë të rrezikshme” duke furnizuar me armë Ukrainën, ndërsa shtoi se kjo përbën shkelje të “të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Brazili ndalon bastet online, shpërthejnë polemikat dhe protestat në vend

17:43 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.