Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SPAK godet 5 grupe kriminale: Si u zbulua aktiviteti kriminal i shtrirë në 5 qytete

15:47 / March 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK dhe policia kanë finalizuar pas një hetimi 3-vjeçar operacionin policor të koduar “FIVE”, duke shoqëruar 35 shtetas.

Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar është provuar veprimtaria e kundërligjshme e 5 grupeve të strukturuara kriminale që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.
Pas provave të siguruara gjatë hetimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, për shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Forcat policore të përfshira në operacion kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
D. D., 23 vjeç, E. Ll., 32 vjeç, A. K., 33 vjeç, S. K., 26 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, K. D., 38 vjeç, S. D., 31 vjeç, F. R., 38 vjeç, H. R., 31 vjeç, H. R., 29 vjeç, A. K., 52 vjeç, Xh. F., 39 vjeç, V. P., 33 vjeç, F. D., 57 vjeç, L. L., 43 vjeç, E. K., 38 vjeç, B. B., 37 vjeç;
F. M., 54 vjeç (punonjë policie SPZ, Tepelenë) dhe A. L., 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër), për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
E. U., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, M. Z., 27 vjeç, S. B., 29 vjeç, M. T., 21 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. Ll., 34 vjeç, A. P., 35 vjeç, N. L., 36 vjeç. H. V., 66 vjeç, L. K., 56 vjeç., K. D., 35 vjeç, K. L., 29 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale.
Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë.
Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasin N. Ll. dhe masën e sigurimit personal “Detyrimi paraqitjeje”, për shtetasin A. Sh.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi F. M., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe shtetasi A. L., me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.