Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tiranë/ 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim, hidhnin në treg bileta fallso të transportit publik

08:58 / March 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia tirane 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka mundur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Bileta”. Nga ky operacion ka rënë në prangat e uniformave blu 1 shtetas, ndërsa 2 bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim. Këta 3 persona u arrestuan pasi falsifikonin dokumenta të transportit publik dhe i hidhnin ato në treg.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se tre shtetas falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të transportit publik, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bileta”, në kuadër të të cilit u në arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Ç. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, per veprat penale “Falsifikimi i letrave me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave”dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.