Vijojnë luftimet e ashpra në Ukrainë ku sot kemi hyrë në ditën e 16-të të tyre. Një video e publikuar orët e fundit nga “Sky News” ka kapur momentin kur një raketë goditi qytetin lindor ukrainas të Dnipro.
Raportohet se ishin tre sulme ajrore ruse që goditën Dnipro-n të premten në mëngjes, një qendër e madhe industriale dhe qyteti i katërt më i madh i Ukrainës në një pozicion strategjik në lumin Dnieper. Sulmet lanë të vdekur një person, sipas këshilltarit të Ministrisë së Brendshme Anton Heraschenk.
Момент ракетного удара по Днепру. pic.twitter.com/rxhbamj1JY
— Donetsk2022 (@donetsk2022) March 11, 2022
