Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministria e Bujqësisë qetëson qytetarët: Ka miell për gjithë vitin, rezervat e grurit të mëdha

14:38 / March 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
miell
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Furnizimi i vendit me grurë dhe miell është i garantuar për të gjithë vitin. Këtë e konfirmon Irfan Tarelli, drejtor i politikave bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, i cili thotë se nuk ka vend për panik. Sasia e importuar deri më tani mbulon nevojën e konsumimit deri në qershor. Ndërsa më pas do të mbështetemi edhe te prodhimi ynë bujqësor.

 “Rezervat e importuesve të grurit janë të mëdha. Ka edhe kontrata të lidhura me vende të tjera. Konfirmojmë që furnizimi me grurë, me miell dhe është i garantuar deri në fillimin e prodhimit të ri në vend, që nis që nga fundi i muajit qershor dhe gjithë korrikun, kemi sasi të konsiderueshme për furnizimin e gjithë popullsisë”, shprehet Tarelli.

Me grurin vendas që do të hidhet në treg në qershor do të mbulohen 50% e nevojave, ndërsa importuesit po negociojnë për të lidhur kontrata të tjera, në tregjet alternative.

“Sasitë janë të garantuara, deri në fillimin e korrjes së grurit, marrjen e prodhimit të ri, nuk ka asnjë shqetësim, me prodhimin e ri krijojmë një stabilitet. Me prodhimin e ri ne mbulojmë mbi 50% të nevojave në grurë dhe mbi 80% në misër. Nuk përbëjnë asnjë shqetësim. Pjesa tjetër duhet importuar, flasim për importe që shtrijnë efekte për të gjithë vendin. S’ka asnjë vend për panik”, nënvizon Tarelli për Vizion Plus.

Që kur nisi lufta, qytetarët në të gjithë vendin po bëjnë blerje jo të zakonta nga frika se do të ketë mangësi në furnizime dhe çmimet do të rriten nga lufta Rusi-Ukrainë, duke qenë se janë nga eksportues të mëdhenj global të grurit. Blerjet janë përqendruar kryesisht në miell, por këshilla që japin operatorët për ta është që të qetësohen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

12:12 / October 1, 2026

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet/ Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i kanë…

11:53 / October 1, 2026

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Konkurs ndërkombëtar për rikonceptimin e Tajvanit

11:46 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.