Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqi/ Shkatërrohet banda shqiptare që ishte kthyer në “makthin” e dyqaneve

09:07 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
000 9NR6D8 e1632934850754
Police guard outside a vocational high school (EPAL) following clashes in the western suburb of Stavroupoli, in Thessaloniki on September 29, 2021. - Police on September 29, 2021 fired teargas to disperse a group of alleged far-right supporters after they attacked a protest rally held outside of the school. The demonstrators were protesting against a violent attack by far-right activists during a rally staged in the same area on the previous day. (Photo by Sakis MITROLIDIS / AFP)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke ka arrestuar 2 burra shqiptarë dhe 3 gra mbi të cilët rëndon akuza e grabitjes. Ata dyshohet se kanë grabitur plot 97 dyqane në Atikë.

Duke i’u referuar policisë greke, mediat vendase njoftojnë se shqiptarët janë pjesë e një bande e cila është përgjegjëse për shumë vjedhje në shtetin fqinj.

Sipas policisë atje, falë një operacioni të mirëkoordinuar, u vunë në pranga në Kamatero, Keratsini dhe Neo Faliro, dy shqiptarë të moshës 33 dhe 39 vjeç, si dhe tre gra, 25, 33 dhe 41 vjeç.

Njëkohësisht, nën akuzë janë edhe dy individë të tjerë të cilët nuk janë kapur ende dhe janë shpallur në kërkim.

Të pandehurit fillimisht kanë monitoruar lëvizjet e rojeve private, të dyqaneve të synuara dhe kanë përzgjedhur kohën e duhur për të kryer vjedhjen. Pas heqjes së produkteve, i vendosnin në çanta të projektuara posaçërisht, që nuk aktivizoheshin sistemet kundër vjedhjes në hyrje të dyqaneve. Vihet re se për të minimizuar mundësinë e lokalizimit të tyre, ata janë kujdesur të ndryshojnë zonat ku janë aktive dhe kanë shmangur “goditjen” për herë të dytë të të njëjtit dyqan.

Nga hetimi para hetimor i deritanishëm janë hetuar 97 raste të vjedhjeve në dyqane në Atikë, ku përfitimi financiar i autorëve i kalon shumën 400 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të policisë u zbuluan një sërë sendesh të vjedhura (veshje, pajisje elektronike), 3 çanta, të projektuara posaçërisht me veshje të brendshme që nuk aktivizojnë sistemet kundër vjedhjes, një pajisje metalike për heqjen e mekanizmave kundër vjedhjes së produkteve. Janë gjetur dhe konfiskuar 4 vetura dhe shuma e parave prej 4545 euro.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.
Sipas Policisë greke, produktet e vjedhura fillimisht ruheshin në banesat e anëtarëve dhe më pas me masat përkatëse kundër vëzhgimit transportoheshin dhe ruheshin në një zonë që e përdornin ekskluzivisht për këtë qëllim.

Një pjesë e mallrave të vjedhura, të pandehurit ua shisnin drejtpërdrejt palëve të treta, ndërsa sasitë e tjera transportoheshin në Shqipëri ku rishiten, nëpërmjet një dyqani me pakicë, në pronësi të një anëtari të organizatës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.