Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Ukraina drejt një lufte guerrile: Ferri që i kanoset rusëve

09:29 / March 14, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AP22046397467434
FILE - A Ukrainian serviceman carries an NLAW anti-tank weapon during an exercise in the Joint Forces Operation, in the Donetsk region, eastern Ukraine, Feb. 15, 2022. As the U.S. and other NATO members warn of the potential for a devastating war, Russia is not countering with bombs or olive branches -- but with sarcasm. (AP Photo/Vadim Ghirda, File)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mark Galeotti, “The Spectator”

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, paralajmëroi javën e shkuar se kolonat e kamionëve me armë që dërgohen nga vendet perëndimore drejt Ukrainës, do të cilësohen si objektiva legjitime ushtarake nga Moska. Ishte një deklaratë qëllimisht e paqartë, dhe e një natyre politike më shumë sesa çdo gjë tjetër.

Por nga ana tjetër, ajo është gjithashtu një kujtesë e dobishme e nevojës për të menduar mbi fazën e ardhshme të mundshme të kësaj lufte. Është ende e paqartë nëse rusët do të jenë në gjendje ta rimarrin veten nga sulmi i tyre fillestar jo mbresëlënës.

Por në një mënyrë a tjetrën, duket e mundshme që të paktën një pjesë e Ukrainës të përfundojë nën kontrollin e Moskës. Po ashtu duket të jetë shumë e sigurt se ukrainasit pas linjave të frontit, nuk do të nënshtrohen në heshtje. Përkundrazi, ata do të zhvillojnë një luftë partizane kundër pushtuesve.

Perëndimi e ka bërë mjaft të qartë, se është i përkushtuar të mbështesë çdo rezistencë të tillë, me armë dhe ndihma të tjera. Nëse, si dhe kur kjo të ndodhë kjo, atëherë ne duhet të shqyrtojmë plotësisht se çfarë do të thotë kjo.

Që në vitin 2014 Moska e ka treguar gatishmërinë e saj për të nxitur fshehurazi kaos dhe trazira. Në teori, kjo mund të nënkuptojë sulme ndërkufitare kundër autokolonave, ndërsa ato gjenden ende në territorin e vendeve të NATO-s, por në realitet kjo duket e pamundur.

Përkundrazi, me sa duket kjo do të thotë se rusët do t’i shënjestrojnë kur ato të jenë në territorin e lirë të Ukrainës, ose kur të zhvendosën në një zonë mbi të cilën Rusia pretendon se ka tashmë kontrollin.

Për shembull në Afganistan, kur sovjetikët filluan disa inkursione në Pakistanin fqinj për të tentuar të ndalnin furnizimet për rebelët muxhahedinë, ata përdorën në përgjithësi forcat e tyre speciale Spetsnaz, helikopterët dhe avionët sulmues, për të sulmuar autokolonat brenda vendit.

Në vitin 2014, Ukraina ishte në kaos dhe po përpiqej dëshpërimisht që të rindërtonte aftësitë e saj ushtarake. Një tregtar bullgar armësh, Emilian Gebrev, u angazhua t’u shiste ukrainasve municionet që ishin ruajtur në një depo armësh në Vrbětice, një fshat në lindje të Republikës Çeke.

Operatorët e Njësisë 29155, që merret me sabotimet dhe atentatet në GRU, shërbimin sekret të ushtrisë ruse, vendosën disa bomba në depon e Vrbětice. Ata u larguan para kohe, dhe shpërthimi vau 2 civilë, dhe ndikoi në prishjen e marrëveshjes.

Ndërkohë vitin e ardhshëm, ata u përpoqën të helmonin Gebrev. Që atëherë, Putini vështirë se është bërë më pak i gatshëm që të marrë rreziqe të tilla, duke injoruar çdo lloj norme ndërkombëtare. Është e sigurt të thuhet se ndonëse nuk do të shkaktojë atë lloj sulmi të hapur ndaj territorit të NATO-s, që do të çonte në evokimin e garancisë së mbrojtjes reciproke që përcakton Neni 5, ai do të nxiste nisjen e operacioneve sekrete.

Kjo do të jetë padyshim një sfidë sigurie, e cila do të kërkojë një nivel shumë të lartë vigjilence, sidomos pasi burimet e kundërzbulimit po sugjerojnë se rusët kanë ende ‘asete të fjetura’ në Evropë.

Edhe pse ky nuk është domosdoshmërisht rasti, kur agjentët rusë do të duhet të gjejnë një mënyrë veprimi përtej një grupi gjithnjë e më të mbyllur kufijsh, për të testuar mbrojtjen e Perëndimit. Gjithashtu, kjo është një sfidë politike, e cila ia vlen të adresohet tani.

Gjasat janë që si Moska ashtu edhe NATO, nuk do të donin të lejonin që sulme të tilla të përshkallëzoheshin nga aktet e sabotazhi drejt një luftë të hapur. Por Kremlini mund të mendojë se Perëndimi, do të tolerojë dhe përballojë një nivel të caktuar kaosi të shkaktuar nga operacionet e fshehta ruse.

Mjerisht, kjo mund të jetë e vërtetë. Por do t’ia vlente të arrihej një marrëveshje paraprake brenda NATO-s për një ‘menu’ përgjigjesh ndaj sulmeve të tilla, në mënyrë që t’i sinjalizoheshin Moskës, me shpresën e frenimit të sjelljeve aventuriere të kësaj të fundit.

Ka pak hapësirë ​​për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ekonomike ndaj Rusisë, dhe përplasjet e drejtpërdrejta Rusi-NATO janë thuajse me siguri jashtë tavolinës.

Megjithatë, kjo mund të jetë një mundësi për t’i përdorur kapacitetet kibernetike sulmuese të padyshimta dhe ende të pashfrytëzuara të Perëndimit, për të goditur sistemet ruse që lidhen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht me ushtrinë apo agjencitë e sigurisë, por edhe me udhëheqjen e saj politike.

Edhe aktivitetet në dukje të parëndësishme, si ndezja aksidentale e fikseve të zjarrit gjatë një seance në parlamentin rus, ku merrte pjesë Putin, është një sinjal i aftësive që mund të përdoren shumë më seriozisht kundër Rusisë.

Edhe fshirja e të dhënave mbi rezervistët nga bazat e të dhënave ruse, do të ndikonte seriozisht mbi mundësitë e ushtrisë ruse për të rifreskuar forcat e saj në terren. Çështja është se Perëndimi duhet të mendojë për këtë që tani, duke vendosur paraprakisht të gjitha masat e mundshme të sigurisë, dhe duke përgatitur përgjigjen e duhur dhe të unifikuar. Përndryshe, do të korrigjohemi si zakonisht pas çdo gabimi që bëjmë duke ecur përpara./ The Spectator

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026

Mbi 160 000 të evakuuar, pas zjarreve në Francë dhe Spanjë

13:03 / July 25, 2026

SHBA godet një cisternë që tentoi të thyente bllokadën detare të Iranit, ekuipazhi injoroi disa paralajmërime

08:10 / July 25, 2026

Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve masive

08:04 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.