Alex Crawford, korrespondenti i “Skynews” ndodhet këto kohë në kryeqytetin ukrainas për të raportuar nga afër zhvillimet më të fundit të luftës. Ai njoftoi sot se gjatë orëve të para të mëngjesit, ushtarët rusë goditën një bllok apartamentesh.
Burimet ukrainase bëjnë me dije se paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tre mbetën të plagosur pas sulmit në një bllok apartamentesh në rajonin e Kievit. Crawford tha se banorët u kthyen në ndërtesë për të marrë gjërat e tyre.
Gjithashtu, ai shtoi më tej se blloku i apartamenteve u godit nga “breshëri” predhash rreth orës 5 të mëngjesit. Ndërtesa është vetëm shtatë milje në veri të qendrës së qytetit të Kievit.
"This is quite clearly a residential area, right next to a school."@AlexCrawfordSky is in Kyiv, where people are retrieving their belongings after a residential building was hit.
— Sky News (@SkyNews) March 14, 2022
Latest: https://t.co/X3flQUBL0r
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/0XXELXlOnr
