Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

19 ditë luftë, ja çfarë ka ndodhur deri më tani

12:04 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine tank military drills 1880x1233 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot ndodhemi në ditën e 19-të të luftës Rusi-Ukrainë. “BBC” shkruan se ka patur shpërthime të shumta dhe sulme që kanë shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur gjithashtu kanë penguar evakuimin e sigurt të civilëve.

Por çfarë ka ndodhur deri më tani?

-Ushtria ruse ka sulmuar një bazë stërvitore ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Javoriv. Së paku 35 njerëz janë vrarë dhe mbi 130 janë plagosur.

-Luftimet në zonat jashtë kryeqytetit Kiev kanë vazhduar. Një gazetar amerikan është qëlluar për vdekje në qytetin pranë, Irpin.

-Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në gati 2.7 milionë.

-Shifra e të zhvendosurve të dielën është rritur për më shumë se 100,000 krahasuar me një ditë më herët. Shefi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, ka thënë se ky është eksodi më i madh i refugjatëve në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

-Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë nisur raundin e katërt të bisedimeve që synojnë ndalimin e konfliktit. Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se këto bisedime do të fokusohen në vendosjen e armëpushimit, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

-Por sulmi i Rusisë ka vazhduar duke bombarduar një bllok apartamentesh dhe një fabrikë të prodhimit të avionëve në kryeqytet, Kiev

-Ukraina po përpiqet të evakuojë civilët përmes 10 “korridoreve humanitare”, duke përfshirë zonat pranë Kievit dhe në rajonin lindor të Luhanskut

-Kina i ka cilësuar pretendimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia i ka kërkuar Pekinit ndihmë ushtarake në Ukrainë të rreme”.

-SHBA paralajmëroi Pekinin se do të përballej me pasoja të ashpra nëse do të mbështeste Moskën

-India po konsideron të pranojë ofertën e Rusisë për të blerë naftën e saj dhe mallra të tjera me çmim më ulët, pas vendosjes së  sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.