Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës ka njoftuar se ushtarët rusë kanë dëmtuar përsëri linjën elektrike të centralit bërthamor të Çernobilit duke e lënë këtë të fundit në errësirë totale.
Ky veprim paralajmërues nga rusët vjen vetëm tre ditë pasi Ukraina i tha mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara se i gjithë kontakti me termocentralin ka humbur.
Centrali, në të cilin ka ndodhur edhe tragjedia më e madhe bërthamore në botë në 1986, u mor nga forcat ruse javën e kaluar si pjesë e pushtimit të tyre në Ukrainë. Ata dëmtuan të dyja linjat e energjisë të zonës duke e shkëputur atë nga rrjeti.
