Sipas “sky news”, një turmë rotestuesish pro-ukrainas janë futur në vilën luksoze të një oligarku rus në Belgravia e cila ka një vlerë prej 25 milionë paund.
Demonstruesit hynë në sheshin 5 Belgrave vetëm pak pas mesnate duke varur edhe flamujt ukrainas ne ballkonet dhe dritaret e saj si edhe një pankartë ku shkruhej, “Prona është çliruar. Putin shko q***”.
Squatters in London have occupied a Russion Oligarchs mansion – 5 Belgrave Square. Cops have maintained a presence outside, and support is welcomed. pic.twitter.com/hNUllzQGtL
— resistlondon (@resist_london) March 14, 2022
Oligarku rus që ka në pronësi rezidencën në fjalë është Oleg Deripaska. Ai është pjesë e listës prej shtatë personash që Mbretëria e Bashkuar i vendosi sanksione për shkak të përfshirjes së tyre në luftë.


