Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, Erdogan kundër hapjes së Hagia Sophia për lutje

23:44 / March 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje bashkëkombasve të tij të shtunën që të mos bien pre e mashtrimit të thirrjeve të terroristit Brenton Tarrant, duke u kërkuar njerëzve që të vazhdojnë të luten në Xhaminë Blu në vend që të kërkojnë hapjen e Hagia Sophia, një Muze në Stamboll, për lutje.

“Ne nuk bëjmë veprime për shkak të të neveritshmit [terroristit Brenton Tarrant]” tha Erdogan, duke iu referuar  deklaratave të autorit të masakrës në xhamitë e Zelandës së Re, që përmbante referenca specifike për Turqinë dhe Hagia Sophia në Stamboll.

“Ai foli pakuptim duke thënë se ne do të vrasim ty, nëse do të kalosh në perëndim të ngushticës së Bosforit, do të arrijmë në Stamboll dhe do të shkatërrojmë të gjitha xhamitë dhe minaret. Ku është Zelanda e Re dhe ku është Turqia?” pyeti Erdogan.

‘Le të mos mashtrohemi’

Terroristi i krahut të djathtë, Tarrant, vrau të paktën 50 besimtarë myslimanë gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor (Nur) dhe Linëood në qytetin Christchurch të premten dhe la dhjetëra të tjerë të plagosur.

Presidenti Erdogan po fliste në një tubim zgjedhor të shtunën, ku turma e zemëruar nga manifestimi i terroristëve,  thirri” Hapni Hagia Sophia” për lutje.

“Ajo ka një dimension politik. Le të mos mashtrohemi. Është një mashtrim”, paralajmëroi Erdogan.

Hagia Sophia është një relike e Perandorisë Romake Lindore. U ndërtua tri herë në të njëjtin vend derisa Sulltan Mehmeti II ‘Pushtuesi’ e ktheu atë nga një kishë në xhami.

Tani është një Muze dhe mbikëqyr shumë vende të tjera historike, duke përfshirë  të mrekullueshmen Xhamia Blu në lagjen “Sulltan Ahmet”të Stambollit.

S’ka nevojë të mbushet Hagia Sophia

Në vend të kësaj, Erdogan u bëri thirrje njerëzve të luteshin në Xhaminë Blu të Sulltan Ahmetit ose xhaminë  Camlica.

“Ju nuk po mbushni xhaminë pranë Sulltan Ahmetit dhe pastaj të thoni që ta mbushim Hagia Sophia tani,” tha ai.

“Ne e dimë çfarë hapi të hedhim dhe e njohim gjuhën politike.”

Duke iu referuar xhamisë më të madhe të Turqisë, Camlica, e cila u hap kohët e fundit për lutje, ai tha: “Është katër ose pesë herë më e madhe se Hagia Sophia.

“Në të njëjtën kohë, gjashtëdhjetë mijë njerëz mund të luten.”

Erdogan hagiasofia lutje tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.