Ukraina vazhdon luftën e saj edhe në 20-të të agresionit rus. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, granatimet ruse në Kievit nuk janë ndalur as sot. Fillimisht u raportua djegia e një ndërtese banimi e më pas u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Megjithatë, mësohet se zjarri tani është shuar.
Ndërkaq, një këshilltar i presidentit Zelenskyy tha se pret që lufta të përfundojë deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj.
“Unë mendoj se në fillim të majit, ne duhet të arrijmë një marrëveshje paqeje,” tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas.
