Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lufta në Ukrainë, OKB: Siguria ushqimore në botë është në rrezik

11:02 / March 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grurirrr
??????????????????????????????????????????????????????????
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Skynews” shkruan se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të radhës ku thotë se lufta siguria ushqimore në të gjithë botën mund të rrezikohet prej kufizimeve në importet ruse.

Theksojmë se Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta. Të marra bashkë, e gjithë sasia e eksportit që vjen nga këto 2 vende siguron 19% të furnizimeve të elbit në botë, 14% të grurit dhe 4% të misrit.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë në OKB, Qu Dongyu deklaroi se sanksionet mund të kenë një ndikim veçanërisht të madh në 50 vende që varen nga Rusia dhe Ukraina për të paktën 30% të furnizimit të tyre me grurë.

Këto janë kryesisht vende me të ardhura të ulëta dhe që kanë mungesa të ushqimit në Afrikën Veriore, Azi dhe Lindjen e Afërt. Ndërkohë, shumë vende europiane dhe të Azisë Qendrore mbështeten te Rusia për gjysmën e furnizimit të tyre dhe OKB paralajmëron se mungesat mund të vazhdojnë deri në vitin 2023. Kjo vjen në një kohë kur çmimet e ushqimeve vazhdojnë të rriten.

“Ndërprerjet e mundshme në aktivitetet bujqësore të këtyre dy eksportuesve kryesorë të mallrave bazë mund të përshkallëzojnë seriozisht sigurinë ushqimore globalisht, kur çmimet ndërkombëtare të ushqimit dhe inputeve janë tashmë të larta dhe të paqëndrueshme.

“Konflikti mund të kufizojë gjithashtu prodhimin bujqësor dhe fuqinë blerëse në Ukrainë, duke çuar në rritjen e pasigurisë ushqimore në vend.”

Organizata e Kombeve të Bashkuara u kanë kërkuar vendeve që varen nga Rusia dhe Ukraina që të kërkojnë furnizues alternativë për të përballuar tronditjen e ndërprerjes së furnizimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026

Konflikti në Durrës, AMP heton marrëdhënien e efektivit të policisë me Denis Tafilin

14:22 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.