Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Borrell në Tiranë: Kushtet janë përmbushur, BE-ja duhet të hapë negociatat me Shqipërinë

12:20 / March 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
borrell ue golfo persico
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëheresh edhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka vizituar këtë të martë Tiranën ku është takuar edhe me kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e përbashkët në shtyp me kryeministrin Rama, Borrell është shprehur se Shqipëria tashmë i ka përmbushur kushtet dhe është plotësisht e gatshme që të integrohet në Bashkimin Europian. Ai tha se vendi ynë do të ketë mbështetjen e tij deri në fund të këtij rrugëtimi.

Gjithashtu, ai është shprehur mes të tjerash se është e rëndësishme që Evropa të jetë e bashkuar.

“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për  hapjen e negociatave dhe unë e mbështes punën që bëhet dhe do të mbështes ecurinë e hapjes së negociatave. Më lejoni të them se unë dhe kolegët e mirë dhe komisioneri Oliver jemi të përkushtuar që ka të bëjë me stabilitetin rajonal dhe sot më shumë se kurrë duhet që të përkrahim evropianët e bashkuar. Nuk mund të them diçka që mundtë më angazhojë mua se nuk varet prej meje por ne po bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Borrell.

Gjithashtu Borrell ka përmendur dhe protestat e zhvilluara në lidhje me rritjen e çmimeve në vendin tonë ku është shprehur se kjo është pasojë e luftës.

Sipas tij kjo është një ndër armët që po përdor Rusia, ndaj të gjithëve që ka çuar në ndalimin e eksporteve  të disa mallrave.

“Rritja e çmimeve nuk është vetëm një problem në Shqipëri por janë pasoja të luftës, dhe kjo s’ka lidhje me sanksionet por është një proces që ka nisur më parë me rritjen e energjisë, naftës pasi është një varësi e të gjithëve ne, pasi Rusia tashmë po na e përdor dhe si armë. Kjo është pasojë e luftës, e ndalimit të eksporteve, rritjes së produkteve që na prekin të gjithë ne në Evropë, Ballkanin Perëndimor etj”, deklaroi Borrell.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Pse një shëtitje në mëngjes mund të na bëjë të ndihemi më energjikë?

14:02 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.